Detaje se si i dyshuari hyri me “BMW” në sheshin “Nënë Tereza” dhe shkeli gjashtë vjeçaren

Është dërguar një mbajtje një person nën dyshimin se ka goditur me veturë një vajzë 7 vjeçare të dielën në mëngjes, kështu deklaroi policia e vendit të hënën.

I dyshuari në mëngjesin e së dielës ka goditur me makinën e tij tip BMW, vajzën e cila ishte në biçikletë në sheshin “Nënë Tereza” e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, i thanë dëshmitarët Klanit.

Ndërsa, babai i të lënduarës, Vërshim Kastrati, tregoi se e bija është lënduar në dy këmbët, duar e fytyrë dhe për këtë ky ka vendosë të ngritë padi ndaj tij, pavarësisht nëse ai do të kërkojë falje apo jo.