Rivalët
Derbi i Amerikës Latine i takon Brazilit, fiton në minutën e 93-të (VIDEO)
Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar një ndeshje interesante në Riad të Arabisë Saudite por Brazili e ka fituar atë në minutat e fundit
I cilësuar si një derbi i madh i dy Kombëtarëve te Amerikës Latine, Argjentinës dhe Brazilit ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Brazilin, të cilët sulmuan më shumë dhe e kërkuan golin, por pa rezultat.
Kështu pjesa e parë përfundoi 0-0.
Në pjesën e dytë, kishim një ngjallje të Argjentinës që rrezikojë disa herë portën e Alissonit, por që nuk arriti të konkretizoi rastet e krijuara.
Në minutat e fundit të ndeshjes Brazili prapë e morën iniciativën dhe ishin afër për të shënuar në minutën e 83’të nga gjuajtja e lirë, por goditja e Neymar përfundoi shumë afër portës së Argjentinës. Ndërkaq, në minutën e parë shtesë të minutave të fundit Argjentina përpak sa nuk shënoi autogola.
Megjithatë, pas këtij presioni Brazili shënon në minutën e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 93’të. Golin për Brazilin e shënon mbrojtësi i Interit, Miranda.
Me këtë ndeshje Brazili dhe Argjentina përfundojnë turneun e tyre të miqësorëve në Arabi.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/68aKqMFSmzlCyKtpA5sH_16_72d1c9055f028929b5b702a41e0a5cfb_video_720p_converted.mp4