Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së takon presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së: Kosovës i dha mbështetje të madhe

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopulos.

Ajo e ka falënderuar zyrtarin e lartë të Këshilli të Evropës për mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës në votimin në Asamblenë Parlamentare.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se është duke i ndjekur punimet e sesionit të 3-të plenar të AP-së së KiE-së.

“Në AP të Këshillit të Evropës duke ndjekur punimet e sesionit të 3-të plenar! Fillimisht takuam Presidentin e Asamblesë, z. Theodoros ROUSOPOULOS, të cilin e falenderuam për lidershipin dhe mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës në votimin në Asamblenë Parlamentare. 📍Sekretari i Përgjithshëm i KE do të zgjedhet gjatë punimeve të këtij sesion e po ashtu do të ketë adresim nga z. Gabrielius LANDSBERGIS, 📍Ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe President i Komitetit të Ministrave dhe 📍z.Volker TÜRK, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.