Memphis Depay shumë shpejt pritet të kalojë te Juventusi.

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja në mes të palëve është arritur dhe krejt çka ka mbetur tani është finalizimi i këtij dakordimi.

Holandezi dëshironte të qëndronte ne “Camp Nou”, por situata e krijuar atje e bëri të largohej.

Kontrata që do ta nënshkruajë Depay është një marrëveshje dyvjeçare.