OSHP

Democracy Plus: Anëtarja e OShP’së u shkarkua në mënyrë të pazakontë

Sot përmes një konference për shtyp, organizata Demokraci Plus ka publikuar analizën e shkurtër në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të agjencive të pavarura, në theks të veçantë Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në këtë raport është sqaruar procedura se si mund të shkarkohet një anëtar i një agjencie të pavarur, në rastin konkret një anëtar i OShP-së, duke u bazuar në ligjet sektoriale (Ligjin për Prokurimin Publik) dhe Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura.

Nëpërmjet konferencës për media, janë prezantuar edhe disa rekomandime kyçe që dalin nga analiza, ku në theks të veçantë i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit që inicimi i shkarkimit të anëtarëve të këtyre agjencive të bëhet vetëm sipas ligjit sektorial ose ligjit që e themelon atë agjenci.