“Dembele në Bayern Munich për 100 milionë euro, Griezmann së shpejti bëhet zyrtare”

Gazetari i njohur spanjoll, Alfredo Martínez, ka bërë të ditur se Ousmane Dembele është rrugës për t’u larguar nga Barcelona.

Sipas Alfredo Martínez të “Onda Cero”, Bayern Munich është duke u interesuar për Dembelen e Barcelonës, pasi që Leroy Sane nuk dëshiron të largohet nga Manchester City.

Derisa për Griezmannin, ai tha se “ndoshta do të mbyllet gjithçka brenda javës dhe do të prezantohet me 10 (korrik) dhe që lojtari do të jetë i gatshëm me 17 korrik”.

Ndër të tjera përmendi Neymarin, duke thënë se braziliani është gjithnjë e më afër katalunasve.

Sipas tij, të martën është caktuar një takim në Brazil mes drejtuesve të Barcelonës dhe babit të Neymarit, ku pritet të mbyllet gjithçka.