De Gea do të bëhet lojtari më i paguar te Unitedi me kontratën e re

Do të mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United.

Portieri spanjoll ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”, duke firmosur marrëveshjen e re 5-vjeçare. Mësohet se “gardiani” i “Djajve të Kuq” do të përfitojë plot 13.3 milionë paundë neto në sezon, duke u shndërruar lojtari më i paguar tek United, para francezit Paul Pogba.

Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit u jep fund zërave që e lidhin atë me një rikthim në Spanjë.

Për portierin spanjoll, sipas raportimeve në shtyp, ka patur interesim edhe nga PSG dhe Juventusi, por ai ka këmbëngulur për qëndrimin në “Old Trafford”.

loading…