De Bruyne pretendon se Manchester City do ta parakalojë Liverpoolin

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka nisur një mesazh për skuadrën e Liverpoolit dhe tifozët e saj.

Pas kësaj humbje, Liverpooli është shkëputur me pesë pikë nga kampionët në fuqi, kurse menjëherë ka reaguar edhe De Bruyne.

“Ne mund të fitojmë akoma pikët e njëjta në këtë sezon. Nuk kemi nevojë të fitojmë gjithmonë me 15 pikë diferencë. Është Premierliga. Ndodh vetëm një herë” ka thënë belgu.

“Është e vështirë dhe dëshiron të përfundosh në vend të parë. Nuk ka rëndësi si e bën atë. Sezonin e kaluar ishim me shtatë pikë prapa. Ndodh. Sigurisht, ne duam të fitojmë secilën ndeshje” ka thënë tutje mesfushori i Man City.

Ky paralajmërim i De Bruyne bën të ditur se skuadra e Pep Guardiolas nuk dorëzohet asnjëherë. Ata po ndjekin titullin e kampionit në Premierligë për të tretin sezon radhazi.

loading…