Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të votohet Talat Xhaferi për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zgjedhja e Xhaferit është më shumë se lajm ditor dhe më shumë se sukses i një grupacioni politik, prandaj edhe sot pozitë e opozitë duhet të unifikohen dhe ta votojnë në mënyrë plebishitare kryeministrin e parë shqiptar.
“Ndryshe do mbeten në kujtesën historike si njerëz që historia do i gjykojë. Ka kohë mjaft për kundërshtime pozitë-opozitë. Përndryshe, kjo është datë e shënuar për kombin shqiptar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Zgjedhja e Talat Xhaferit si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut është më shumë se lajm ditor dhe më shumë se sukses i një grupacioni politik, prandaj edhe sot pozitë e opozitë duhet të unifikohen dhe ta votojnë në mënyrë plebishitare kryeministrin e parë shqiptar të këtij shteti. Ndryshe do mbeten në kujtesën historike si njerëz që historia do i gjykojë. Ka kohë mjaft për kundërshtime pozitë-opozitë.
Përndryshe, kjo është datë e shënuar për kombin shqiptar.







