Në prag të ndeshjes hapëse të Ligës së Kombeve, Kosova përballet me Rumaninë, dhe pritet të jetë një sfidë e jashtëzakonshme.
Lojtarët e Kosovës janë më të motivuar se kurrë, të gatshëm të japin gjithçka në fushë.
Por nuk janë vetëm lojtarët ata që mbajnë peshën e këtij dueli.
Dardanët, tifozët besnikë të Kosovës, janë të vendosur të krijojnë një atmosferë imponuese në “Fadil Vokrri”.
Në kryeqytet, rumunët do ta kenë të vështirë të marrin frymë, pasi stadiumi pritet të gumëzhijë nga mbështetja e zjarrtë e tifozëve.
Pa asnjë dyshim, prania e tyre do të jetë një faktor kyç për ekipin e Kosovës në këtë përballje.







