‘Dardanët’ sot dalin në fushë, luajnë kundër shtetit që s’ka shënuar gol nga viti 2019

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot luan miqësoren e parë të muajit qershor.

‘Dardanët’ luajnë kundër San Marinos në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 18:00.

Kundërshtarët e Kosovës nuk kanë shënuar gol që nga viti 2019. Golin e fundit ata e shënuan më 16 nëntor të vitit 2019 në humbjen 1 me 3 kundër Kazakistanit.