Dallku si kapiten i vërtetë, viziton në spital Veliun e Llapit dhe i uron shërim të shpejtë

Armend Dallku i klubit futbollistik Prishtina i ka bërë një vizitë Valmir Veliut të skuadrës së Llapit, i cili gjendet në spital pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës.

Dallku, i shoqëruar edhe nga disa lojtarë tjerë të Prishtinës, i ka uruar shërim të shpejtë Veliut.

“Shërim të shpejtë kampion”, ka shkruar Dallku në fotografinë e postuar në Facebook.

Valmir Veliu u lëndua pas një dueli me Diar Miftarajn e Prishtinës në ndeshjen e sotme, ndeshje të cilën e fituan kryeqytetasit me rezultat minimal prej 1 me 0.