Marca

Dalin detaje tjera nga takimi i babait të Messit me presidentin e Barçës: Barcelona s’do të negociojë shitjen e Messit

Në zyret Barcelonës sot është mbajtur një takim ndërmjet Jorge Messit dhe presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

Marca raporton se takimi ka zgjatur rreth dy orë me Barcelonën që ka ardhur në një përfundim se nuk do të negociojë shitjen e Lionel Messit.

Pozicioni i lojtarit mbetet i njëjtë; Messi dëshiron të largohet dhe “loja e shahut” vazhdon ndërmjet tij dhe klubit.

Bartomeu insiston se Messi është me kontratë dhe duhet të kthehet në stërvitje, gjë të cilën ende nuk e ka bërë ylli argjentinas.

Presidenti i klubit gjithashtu ka përsëritur se nuk do të negociojnë shitjen e Messit në asnjë rrethanë, pasi që ai është pjesë kyçe e projektit sportiv dhe ka kontratë.

Kurse nga ana e Messit, insistojnë në burofaksin e dërguar, duke e bërë të qartë dëshirën e lojtarit për t’u larguar duke përfituar njëkohësisht nga largimi i klauzolës, për ta lejuar atë të largohet si lojtar i lirë.