Ilir Daja

Dajën pas fitores ndaj Malishevës: Më vjen mirë sepse vazhdojmë me fitore

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas fitores ndaj Malishevës se është i lumtur me ecurinë e pesë fitoreve rresht.

Por u ka bërë me dije sulmuesve të skuadrës se duhet t’i realizojnë rastet që u vijnë.

“Mungesa e Dellovës, Zybës dhe Kuçit që kishin ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Malit të Zi, u vërejt. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, më të qetë, pas shënimit të golave në pjesën e parë. Malisheva ka ekip simpatik me lojtarë të rinj e perspektivë. Pas rikonstruktimit të këtij stadiumi, është këndshëm të luash futboll në këtë fushë. Mua më vjen mirë sepse vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi. Ne kemi lojtarë me goxha cilësi individuale. Në momentin që dalin në raste të pastra duhet të jenë më cinik, më të saktë para portës. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që na vijnë”, ka thënë Daja pas ndeshjes për “ArtMotion”.