Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është parë shumë i lumtur pasi siguroi titullin e kampionit.

Ballkani triumfoi ndaj Llapit me rezultat 0:1 dhe një ndeshje pa përfunduar kampionati e siguroi titullin e kampionit.

Gjithë merita i shkon ekipit dhe futbollistëve që e kanë përballuar këtë barrë me shumë ndeshje.

Jemi klubi më me pak gola të pranuar ë më shumë gola të shënuar dhe me meritë e fituam. Këtë sukses ia dedikoj gjithë qytetit të Suherekës dhe tifozëve tanë e në aspektin personal familjes sime që më ka mbështetur shumë nënës e babait time të ndjerë.

Sot nuk do të festojmë shumë pasi do të mendojmë për ndeshjen e radhës, finalen e Kupës që është qershia mbi tortë”, ka thënë Daja për ArtMotion pas ndeshjes. /Ballkani.info