Cristiano Ronaldo me dy gola dhe rekord personal e këndell Manchester Unitedin

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, United ka marrë tri pikë në Premierligë. Ronaldo shkëlqeu në Old Trafford, duke shënuar dy gola, golin e 800-t në karrierë që ishte për 2-1 dhe golin e 801-t për 3-2, me të cilin rezultat u mbyll takimi. United tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Pas tri ndeshjeve pa fitore, dy humbje dhe një barazim, Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierligë

Djajtë e Kuq kanë triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-2 ndaj Arsenalit.

Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për United.

Të parë në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 13’, talenti Smith Rowe shënoi për 0-1.

Goli: https://streamja.com/embed/wkP01

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, United reagoi me anë të Bruno Fernades, i cili shënoi për 1-1 në minutën e 44’.

Goli: https://streamja.com/embed/Q3nl4

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 52’, Cristiano Ronaldo e kaloi Unitedin në epërsi duke shënuar për 2-1 dhe golin e 800-t personal në karrierë.https://streamja.com/embed/BBb6P

Gëzimi i vendasve zgjati shkurt, pasi Arsenali reagoi me golin e e Martin Odegaard në minutën e 54’, i cili shënoi për 2-2.

Goli: https://streamja.com/embed/GAzLv

Por, pas golit që shënoi, Arsenali ia pasherrin Odegaardit, pasi që shkaktoi penallti pas një ndërhyrje në mesfushorin, Fred.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Cristiano Ronaldo, i cili goditi fort dhe shënoi për 3-2.https://streamja.com/embed/My5pB

Pas kësaj fitore, Man United ka shkuar në kuotën e 21 pikëve në vendin e shtatë, derisa Arsenali i pesti me 23 pikë.