Ylli portugez

Cristiano Ronaldo kërkon qetësi nga bashkëlojtarët pas humbjes ndaj Unitedit

Cristiano Ronaldo ka bërë thirrje për qetësi te Juventusi pas humbjes së mbrëmshme në shtëpi 1-2 përballë Juventusit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e realizoi golin e parë me fanellën e Juventusit në Champions League, që sidoqoftë nuk mjaftoi për fitoren e “Zonjës së Vjetër” pasi goli i Matas e pastaj edhe autogoli i Alex Sandros përmbysi gjithçka.

Ronaldo insistoi se nuk ka nevojë për panik pas disfatës së parë në 15 ndeshjet e këtij edicioni.

“Ishte një gol i mrekullueshëm pas një asisti të mrekullueshëm të Bonuccit, por nuk mjaftoi. Isha shumë i kënaqur që e shënova golin tim të parë në Champions me Juventusin. Ne jemi në formë të mirë, kryesojmë grupin kështu që nuk ka nevojë të bien këmbanat e alarmit. Skuadra po bën mirë në Serie A dhe Champions League, dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm për të shkuar sa më larg”, u shpreh Ronaldo.

Juventusi mbetet lider në grupin H me 9 pikë e ndjekur nga Manchester United me dy më pak, Valencia e Young Boys përmbyllin tabelën me nga 5 respektivisht 1 pikë.