Coronavirusi – Premierliga ndalon dorështrëngimin mes lojtarëve para fillimit të ndeshjeve

Premierliga ka marrrë masa të rrepta lidhur me Coronavirusin.

Coronavirusi ka përhapur frikë të madhe në gjithë botën me viktimat që ka shënuar, si dhe me numrin e personave që ka prekur.

Serie A ka vendosur të luajë ndeshjet pa praninë e tifozëve, por masa ka marrë edhe Premierliga.

Premierliga ka marrë vendim që lojtarët të mos përshëndeten (dorështrëngim) para fillimit të ndeshjes, bën të ditur ‘Independent’, transmeton lajmi.net.

Akoma nuk është caktuar se sa ky vendim do të qëndrojë në fuqi.