Trajneri italian

Conte arrin në Londër për t’u liruar nga Chelsea, nesër zyrtarizohet trajner i Realit?

Antonio Conte ka zbarkuar në Londër për t’i përmbyllur punët me Chelsean në mënyrë që ta marrë postin e trajnerit në Real Madrid.

Sipas mediave italiane, Conte është në Londër që ta mbyll çështjen burokratike me klubin londinez, pasi u shkarkua gjatë verës.

Conte është ende në kontratë me klubin, dhe për t’u liruar duhet t’i paguaj 10 milionë euro.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë sonte pritet të takohet me drejtuesit e Real Madridit rreth orës 18:00.

Julen Lopetegui pritet të shkarkohet pas katër muajve e gjysmë prej se e mori detyrën, pasi dje humbi 5-1 nga Barcelona, që ishte humbja e tretë me radhë në La Ligë.