City në “festë” për golin që iu anulua, ja çfarë shkruante klubi në Twitter

Ndeshje e çmendur është zhvilluar sonte në Etihad Stadium mes Manchester Cityt e Tottenhamit në kuadër të përballjes së kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Tottenhami u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 4, ndërsa në ndeshjen e sotme pësoi 4 me 3. Një gol më shumë do ta çonte Cityn tutje. Për pak sekonda City mendoi se e arriti golin e madh kur Raheem Sterling realizoi krejt në fund të ndeshjes.

Por pas rishikimit me sistemin VAR, ky gol u anulua për shkak se Sergio Aguero ishte në pozitë jashtë loje.

Megjithatë, “festa” për golin që u anulua zgjati në llogarinë e kampionit anglez në Twitter.

Aty Manchester City ka bërë një postim me të cilin është munduar të tregojë festën e çmendur për atë gol.

Tash Twitteri është mbushur me thumbime e shaka drejtuar këtij postimi të Cityt.