Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour, kujtoi sot raportimin e saj mbi gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë, gjatë të cilit publikoi intervistën e saj të vjetër me kriminelin e luftës Ratko Mladiq, i cili u dënua për këtë krim shumë të tmerrshëm të kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo shkroi në mediat sociale: “Sot kujtojmë Srebrenicën, 30 vjet që nga gjenocidi i tmerrshëm. Rishikoni intervistën time me njeriun përgjegjës për të – ‘kasapin boshnjak’ Ratko Mladiq”, transmeton Ballkani.info.

Ajo gjithashtu publikoi një video nga Srebrenica në korrik 2025, dhe mund ta shikoni raportin e plotë këtu.

Ajo gjithashtu priti ish-ambasadorin e SHBA-së për krimet e luftës David Scheffer, të cilin e pyeti nëse mësimet e luftës në Bosnjë ishin nxjerrë sot.

“Tani… llogaridhënia është normë. Por pandëshkueshmëria – ka përjashtime të mëdha nga kjo në shoqërinë e sotme… Nuk kemi arritur mjaftueshëm për të thënë se mësimet janë të ngulitura fort në shoqëri”, u përgjigj ai.

30 years since the Srebrenica genocide, I ask former U.S. Ambassador For War Crimes Issues David Scheffer if lessons have been learned: "Now… accountability is the norm. But impunity– there are huge exceptions to it in current society…we haven't achieved enough practically… pic.twitter.com/KMkO9rU8ei

— Christiane Amanpour (@amanpour) July 11, 2025

Këtë mëngjes, Amanpour publikoi gjithashtu pamje shqetësuese të luftës nga Srebrenica, si dhe video të varreve masive.