Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini mendon se “Zonja e Vjetër” e ka arritur objektivin e parë të tyre duke e kaluar grupin në Champions League.

Goli i Mario Mandzukic i mjaftoi Juventusit për të mposhtur Valencia dhe të kualifikohet për në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues.

Chiellini ka kërkuar nga bashkëlojtarët të fokusohen në Serie A ku parashihen ndeshje shumë të vështira para fundit të këtij viti me Fiorentinën, Interin, Torinon, Romën, Atalantën dhe Sampdorian.

“Synimi jonë është i parë u arrit. E kemi ditur që do të ishte e vështirë kundër Valencias sepse ata janë skuadër e rrezikshme. Në pjesën e parë kemi mundur të bëjmë më mirë, rezultati është i merituar. Tani ndryshojmë faqe dhe fillojmë të mendojmë sërish për Champions në muajin shkurt. Tani duhet të koncentrohemi në kampionat sepse kemi një muaj të vështirë”, deklaroi Chiellini.

Pas 13 xhirove të zhvilluara në Serie A, Juventusi kryeson tabelën me 8 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli.