Chelsea në kërkim të një sulmuesi, Haaland i prin listës

Chelsea po planifikon të përforcojë ekipin për sezonin e ri. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar një sulmues.

Në listën e dëshirave të skuadrës angleze prin talenti i Dortmundit, Erling Haalandi.

Londinezët thuhet se janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë mbi 100 milionë euro për norvegjezin.

Për Haalandin interesim kanë shprehur edhe skuadra si Barcelona, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Përveç Haalandit, në listën e dëshirave të klubit londinez është edhe sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.

Lukaku ishte pjesë e skuadrës së Chelseat për dy sezone nga viti 2012 deri në 2014.