Chelsea ka vazhduar me formën e mirë, teksa tani ka arritur fitore edhe ndaj Fulhamit.

Chelsea ka kryer detyrën në xhiron e 29 në Premierligë, duke e mposhtur 2-1 në udhëtim Fulhamin, për t’i rrëmbyer pikët e plota.

Ishte sfidë me lojë të bukur dhe raste të shumta, por çështja e fituesit u mbyll që në pjesën e parë, ku u shënuan të gjithë golat e këtij takimi.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, Gonzalo Higuain shënoi për 1-0 në minutën e 20’

Vendasit reaguan pas tetë minutave, Calum Chambers realizoi për 1-1.

Por, gëzimi i tyre zgjati shumë shkurt, pasi Jorginho shënoi për 2-1 në minutën e 31’, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit, pavarësisht rasteve në pjesën e dytë.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë në portën e “Bluve të Londrës” startoi portieri që mori vëmendjen e gjithë botës ditë më parë, Kepa Arrizabalaga.

Maurizio Sarri mbajti inat me spanjollin vetëm në një ndeshje, pasi 24-vjecari është rikthyer të jetë titullar.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, dhe gjendet në pozitën e gjashtë, me një më pak se Arsenali e dy më pak se Man Unitedi – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://oms.videostreamlet.net/embed/MgvpDWPr3c