Chelsea nuk heq dorë nga Moises Caicedo pavarësisht refuzimit të ofertës së parë prej 70 milionë euro, që iu bë nga Brighton.

Mediet britanike raportojnë se “blutë” e Londrës kanë gati propozimin e dytë për “pulëbardhat”, me dëshirën e madhe për të afruar mesfushorin 21-vjeçar në ekipin e tyre.

Nga 70 milionë euro që ishte oferta e parë, Chelsea është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për të blerë kartonin e Caicedo-s, shifër në të cilët do të përfshihen edhe bonuset.

Kjo shumë duket goxha tunduese edhe për Brighton, megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga këta të fundit propozimin e bërë nga Chelsea.