Chelsea e shkatërron Sevillan (4 gola Giroud), PSG e mposht Man. Unitedin

Me tetë ndeshjet e zhvilluara të Mërkurën, është mbyllur edhe xhiro e pestë ose rrethi i parafundit i fazës së grupeve te Ligës së Kampionëve.

Në program ishin ndeshjet nga grupet E,F,G dhe H.

Në Grupin E, Chelsea ishte mysafir i Sevillës të cilën e mposhti me rezultat të thellë 0-4 ku shkëlqeu sulmuesi francez Olivier Giroud me katër gola

Në kryendeshjen e kësaj mbrëmje ndërmjet Manchester United dhe Paris – Saint – Germain, triumfues dolën mysafirët me rezultat 1-3. Fillimisht Neymar i kaloi mysafirët në avantazh, pastaj shifrat i barazoi Maruc Rashford, por ishin Marquinhos dhe përsëri Neymar ata të cilët ia siguruan fitoren PSG-së me golat e tyre në minutat e 69’ dhe 90’ të ndeshjes.

Juventusi dhe Barcelona shënuar fitore me rezultat të njëjtë 3-0 në grupin Grupin G ndaj Farencveros, përkatësisht Dinamo Kievit.

Ndërsa në Grupin F, Borussia Dortmundi dhe Lazio kanë luajtur me barazim 1-1.