CHAMPIONS: Hirushja gjeorgjiane hesht Moldavinë dhe i hap punë… Partizanit! (FOTO/VIDEO)

Përpara 19 vitesh, nuk ekzistonin aspak, ndërsa sot kanë kryer një nga ato fitore të cilën do ta mbajnë mend gjatë, pasi në debutimin në Champions League, në turin e parë kualikues, kanë udhëtuar drejt Moldavisë me idenë për të marrë rezultat pozitiv, por ndoshta as ata nuk besonin se do të vinte në fund një sukses 3-0.

Po flasim për ekipin gjeorgjian, kampion për të parën herë sezonin e shkuar dhe debutues në Champions, Saburtalo. Ekipi i Tbilisit ka një stadium me kapacitet 1500 vende, edhe pse në Champions do t’i luajë ndeshjet në impiantin kombëtar gjeorgjian, pas shtatë ditësh.

https://www.youtube.com/watch?v=S4h9xrITJfY

Bëhet fjalë për një nga Akademitë më të rëndësishme në Gjeorgji, nga ku kanë dalë disa futbollistë, mes të cilëve talenti Chanturia, që sot luan me Anorthosis Famagusta, në Qipro.

Por, fitorja 3-0 në Tiraspol, ndaj Sheriff, i prish punë disi edhe Partizanit, duke qenë se, nëse të kuqtë eliminohen në turin e parë kualikues ndaj Qarab, do të zbresin në turin e dytë të Europa League dhe gjejnë pikërisht ekipin e eliminuar të çiftit më lart.

Saburtalo, pas këtij suksesi jashtë fushe, thuajse ka siguruar kualikimin, teksa po projektohet më shumë Partizani-Sheriff Tiraspol, ekip që ka sjellë kujtime të hidhura te Kukësi, pasi i eliminoi në turin e dytë të Champions, teksa Pejic humbi penallti deçizive.

Duke pasur parasysh që mund të jetë Qarabag i eliminuari, sigurisht!

loading…