Challandes thotë se Kosova fitoi falë lojës së disiplinuar

Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, ka thënë se fitorja e parë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022” erdhi falë lojës së disiplinuar.

Kosova të enjten fitoi 1:0 në Gjeorgji për fitoren historike.

“Futbolli nuk mund të shikohet vetëm me lojë agresive. Duhet kombinim i lojës agresive e të bashkuar. Në këtë formë mund të fitohen topat dhe mund të kalojnë në nivel tjetër. Duhet të jemi të disiplinuar dhe në këtë mënyrë e kërkuam rezultatin dhe e morëm fitoren”, ka thënë Challandes pas fitores.

Ai ka lavdëruar Ibrahim Dresheviqin për lojën e tij si mesfushor dhe sulmuesin Lirim Kastratin për angazhimin.