Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas takimit ndaj Suedisë ku Kosova humbi me rezultat 3 me 0.
“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundershtari të vështirë, ne bëmë një lojë të mirë në pjesën e parë por kishim disa gabime që na kushtuan, ata luajtën shumë mirë në tokë e ajër, ne provuam, ne bëmë lojë të mirë, por jo edhe në të dytën pjesë” u shpreh Challandes, transmeton Ballkani.info.
I pyetur për gabimin e Ujkanit e pastaj Kolollit, trajneri u shpreh:
“Ne duhet të kuptojmë disa situata, patjetër që Ujkani bëri një gabim që ne duhet ta kuptojmë, unë nuk vras lojtar për një gabim, absolutisht jo”.
Challandes: Luajtëm mirë në pjesën e parë, Ujkanin e Kolollin s’mund t’i vras për një gabim







