Çfarë ndeshje tre minuta dy penallti në përballjen Villarreal – Real Madrid

Villarreal ka rikthyer epërsinë ndaj Real Madridit me rezultat 2:1 në një pjesë të dytë që duket spektakolare.

Ka qenë Reali që ka barazuar fillimisht me penalti përmes Benzemas në minutën e 59-të.

Vetëm tre minuta më vonë është akorduar një tjetër penallti këtë herë për Villarrealin të cilin në gol e shndërroi Moreno për rezultatin 2:1.