Çfarë depërtimi, çfarë klasi dhe çfarë goli i bukur nga Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka shënuar një gol tejet të bukur kundër Steauas së Bukureshtit

Baseli sot zhvilloi një ndeshje miqësore me Steauan, të cilën edhe e fitoj me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga ‘Messi kosovar’.

Zhegrova për mrekulli kaloi dy futbollistë kundërshtarë brenda zonës, para se ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndryshe, anësori i Kosovës po tregon formë të lartë së fundi te Baseli dhe ka gjetur një vend në formacionin startues