Celinaaaaaa elektrizon tifozët, shënon golin e fitores në minuta shtesë të takimit

Celina u bë hero i skuadrës së tij sonte ndaj Fleetwood në kuadër të xhiros së 14’të në Ligën e Parë të Anglisë.

Sulmuesi kosovar ia dhuroi fitoren Iswich Town në minutat e fundit, shkruan Reporteri.net

Vendasit triumfuan me rezultat 2-1, fal golit të Bersant Celinës në kohën shtesë.

Reprezentuesi kosovar ia solli fitoren skuadrës me një goditje të bukur në minutën e 93-të, ku e festoi duke e zhveshur fanellën.