Ish portieri i Real Madridit, Iker Casilas ka treguar se ndihet i penduar që nuk kishte qasje më të ashpër me trajnerin e atëherëshëm të “Los Blancos”, Jose Mourinho.
Trajneri portugez kaloi 3 sezone në “Santiago Bernabeu” gjatë viteve 2010-2013, ndërsa gjatë kësaj periudhe fitoi 1 La Liga dhe një Copa del Rey.
Pavarësisht se Mourinho e fitoi kampionatin spanjoll me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar, ai nuk gëzonte popullaritet të madh në Madrid, duke përfshirë një mosmarrëveshje me Casillasin, me të cilin 55 vjeçari ishte nervozuar për shkak të marrëdhënieve të mira që portieri spanjoll kishte me lojtarët e Barcelonës.
Casillas u la në bankë në fillim të vitit 2013, derisa Mourinho preferonte më shumë Diego Lopezin, ndërsa gardiani 37 vjeçar u akuzua se filtronte në media ndodhitë brenda kampit të klubit.
“Ai u emërua trajner i Real Madridit për të konkurruar me Barcelonën, kurse solli me vete tension dhe ndjenjën e madridizimit, që nuk më pëlqen. Ai e kaloi limitin në raport me mua. Viti i tretë nuk ishte i mirë, përkundër që fituam La Ligan, shumica e njerëzve kishin marrëdhënie të thyera. Nuk ishte një situatë e mirë as për mua, as për të e as për klubin. Mendoj se nëse do të ndodhte sërish do të isha sjellur më ndryshe duke u konfrontuar me Mourinhon”, theksoi Casillas.
Iker Casillas mbron portën e klubit portugez, Porto prej vitit 2015, gjersa numëron 129 paraqitje me “Dragonjtë”.







