Man UTD

Casemiro me një gol të vonë dërgon Manchester Unitedin në çerekfinale të FA Cup

Manchester United ka arritur ta mposht Nottinghamin si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të 1/8 në FA Cup.

Pas një pjese të parë pa gola dhe raste, pjesa e dytë, fundi i saj ishte dramatik.

United fillimisht rrezikoi me Marcus Rashford në minutën e 82-të, por që nuk ishte i saktë.

Por në minuën e 89-të, Casemiro shënoi gol të bukur me kokë për epërsinë prej 1-0.

U prit disa minuta derisa goli  u pranua, pasi u rishikua në VAR.

Manchester United arriti të ruajë rezultatin dhe të kalojë në çerekfinale të FA Cup.