Calderon nuk pajtohet me idenë se Lopetegui është fajtor për krizën e Real Madridit

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon i ka vënë fajin pasuesit të tij në këtë detyrë, Florentino Perezit për formën e dobët të “Los Blancos”, ndërsa e ka konsideruar si gabim historik shitjen e Cristiano Ronaldos.

Real Madridi përmes një komunikate për shtyp mbrëmë fajësojë Lopeteguin për mos arritje të shfaqjes së potencialit të futbollistëve që i kishte në dispozicion duke thënë se ka disproporcion në mes të kualitetit të skuadrës e cila ka 8 lojtarë të nominuar për Topin e Artë dhe rezultateve të grumbulluara.

Megjithatë Calderon beson se Perez është fajtor dhe jo Lopetegui.

“Fatkeqësisht është një tjetër nga teket e presidentit. Nëse ishte njeriu i duhur para 4 muajve, nuk mund të jetë i gabuari tani. Perez nënshkruajti me të vetëm dy ditë para fillimit të Kupës së Botës duke na dëmtuar kombëtaren dhe tani e shkarkon Lopeteguin. Mendoj ky është problemi dhe jo trajneri”, u shpreh Calderon.

Ish presidenti Calderon që ishte në këtë post në vitet 2006-2009, deklaroi se Real Madridi po e paguan çmimin për lejimin e largimit të Cristiano Ronaldo gjatë verës së kaluar.