Kryendeshja e javës në Serie A këtë javë luhet në San Siro.
Milani me një seri prej tri fitoreve radhazi në Serie A, pret kampionin dhe liderin e kampionatit Juventusin këtë të diel.
Gjyqtar i këtij takimi është përcaktuar të jetë Paolo Mazzoleni. Kurse në VAR do të jetë Michael Fabri.
Në ndeshjet tjera të rëndësishme të kësaj jave, siç janë Atalanta-Inter do ta gjykojë Fabio Maresca, kurse Genoa-Napoli, gjyqtar kryesor është Rosario Abisso.







