Cagliari e ka mposhtur befasisht 2:0 Juventusin në ndeshjen e parë të bardhezinjve pas fitimit të titullit të nëntë radhazi në Serie A të mërkurën, me Cristiano Ronaldon që dështoi të shënojë gol dhe si pasojë ngeli katër gola prapa liderit Ciro Immobile në garë për Këpucën e Artë.
Luca Gagliano dhe Giovanni Simeone ishin heronjtë e Cagliarit duke ia siguruar atij një fitore të rrallë ndaj Juventusit në stadiumin Sardegna Arena







