Cafu

Cafu thotë se Brazili nuk do ta fitojë kurrë Kupën e Botës shkaku i Ligës Premier

Brazili nuk mund ta fitojë Kupën e Botës për shkak të Ligës Premier, pohon Cafu.

Legjenda braziliane fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 me Selecao, që ishte hera e fundit që vendi i tij ngriti trofeun.

Dhe legjenda e futbollit nuk pret që ekipi kombëtar të thyejë atë ‘mallkim’ dhe të thellojë rekordin e tyre prej pesë titujsh për shkak të ligës angleze.

Ish-ylli i Milanit beson se futbolli anglez ka dëmtuar mentalitetin e yjeve të Brazilit.

Elita e futbollit anglez posedon lojtarë brazilianë, si Alisson, Ederson, Gabriel Magalhaes, Bruno Guimaraes, Douglas Luiz, Gabriel Martinelli, Gabriel Jesus, Casemiro , Lucas Paqueta dhe Richarlison.

Dhe 53-vjeçari sugjeroi që yjeve si të lartpërmendurit t’u “shpëlahet truri” duke besuar rrejshëm se luajnë në kompeticionin më të mirë në botë.

“Kam frikë, sa më shumë që brazilianët të kalojnë në Ligën Premier, aq më pak shanse për Brazilin për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht ai.

“Imagjinoni që mediat çdo javë t’ju ​​shpëlajnë trurin se jeni më i miri në botë, ndërkohë nuk jeni pranë më të mirëve”.

“Unë preferoj La Ligën sepse ata kanë një mentalitet të lartë për të arritur në finale dhe për t’i fituar trofe”.

“Në La Liga, ata nuk kanë gojë para kamerave televizive duke thënë gënjeshtra për lojtarët spanjollë apo duke i hipur në maja”.

“Ata flasin futboll atje, jo mit”, ka shtuar më tej Cafu.