Bylbyl Sokoli paralajmëron dorëheqjen nga Gjilani, pas humbjes nga Drita

Duket se humbja e sotme në derbi nga Drita ka lënë shije të hidhur te trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

Tekniku kosovar në prononcimin pas ndeshjes për “Art Sport” ka lëshuar sinjale se mund të ofrojë dorëheqje.

Sipas tij, duke parë faktin sesi po e mund të rrjedhin gjërat në vijim, ai do ta shqyrtoj pozicionin e tij në klub.

“Unë mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë.

Megjithatë kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola. Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, tha ndër të tjera Sokoli.