Bushati: Safet Gjici shpërndante para me thes, ekzistojnë dy video

Analisti Andi Bushati foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

I ftuar emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se i kujtohen dy video ku Safet Gjici ndante para me thasë për reporterët sportivë. Ai shtoi më tej se Gjici është një figurë më e errët se sa

“Unë kujtoj dy video, një video ku Safet Gjici që kishte mbledhur të gjithë reporterët sportivë dhe i jepte me pamje në të gjithë televizionet e vendit, se si i shpërndante me thes para.
Safet Gjici është një figurë e errët se sa akti për të cilin po e kryqëzon shoqëria”- tha Andi Bushati.