Bullgaria ka lëshuar pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”.
Kundërshtari, me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, gaboi në shtëpi duke barazuar 1-1 me Malin e Zi, për të marrë vetëm një pikë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, ishte Stefan Mugos ai që shënoi në minutën e 51’.
Kurse për 1-1 barazoi Todor Nedelev në minutën e 82’ të takimit, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Grupin A.
Për Malin e Zi, nga minuta e parë startoi kosovari, Fatos Beqiraj, i cili ishte edhe kapiten i skuadrës mysafire. Me fitore eventuale, Kosova do të del në Grupin A para Bullgarise dhe para Malit të Zi.







