Bujqit

Bujqit spanjollë i bashkohen valës evropiane të protestave

Bujqit në Spanjë u janë bashkuar kolegëve të tyre evropianë për të organizuar protesta në mbarë vendin.

Njësoj si bujqit në vende të tjera të Evropës, edhe ata po kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të ashpra ndaj bylmetit të vendeve që nuk janë në BE dhe më shumë ndihmë nga Qeveria, raporton televizioni BBC.

Në disa rajone, bujqit bllokuan rrugë dhe u shkaktuan pengesa të mëdha drejtuesve të automjeteve.

Një protestë e madhe është planifikuar pas disa ditëve këtë muaj në qendër të Madridit.

Të martën, bujqit dolën rrugëve të zonave bujqësore në pjesën veriore të vendit, duke vozitur traktorë në kolona, duke u rënë borive e duke valëvitur flamuj spanjollë.

Ata protestuan edhe në rajonin verilindor të Katalonjës, në rajonin jugor të Andaluzisë dhe në Extremadura, në perëndim.

Bujqit e Spanjës kanë vështirësi të ngjashme me të atyre në Francë, Itali, Belgjikë, Holandë e vende të tjera, të cilët gjithashtu kanë protestuar rishtazi.