Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, ka zbuluar se e ka marrë emrin e ish-legjendës së Interit dhe fituesit të Kupës së Botës të Gjermanisë Perëndimore, Andreas Brehme, i cili vdiq të martën në moshën 63-vjeçare.

Raportet të martën në mëngjes konfirmuan se Brehme vdiq nga një arrest kardiak i papritur. Brehme kishte fituar titullin e Serie A 1986-87 me Interin, së bashku me një Superkupë të Italisë dhe Kupën UEFA në vitet në vijim.

Ai kishte fituar gjithashtu dy tituj të Bundesligës dhe dy tituj të DFB Pokal me Kaiserslautern dhe Bayern Munich, përpara se të ngrinte trofeun e Kupës së Botës me Gjermaninë Perëndimore në Italinë ‘90.

Mbrojtësi i Juventusit, Bremer, është një nga figurat e shumta në botën e futbollit italian që ka nderuar të ndjerin Brehme pas lajmeve të së martës në mëngjes.

Bremer ka postuar në historinë e tij në Instagram, duke treguar se babai i tij dëshironte t’i vinte emrin e futbollistit të tij të preferuar, Brehme.

“Ti ishe idhulli i babait tim, i cili donte të më vinte emrin tënd. Për mua do të mbetesh gjithmonë shembull i sportit. Ciao Andy!”, ka shkruar mbrojtësi i Juventusit pasditen e së martës