Brahimaj përkujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën e Hakif Zajnullahun: Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza

Kandidati për deputet nga AAK me numër 22, Lahi Brahimaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë bustit të tij.

Brahimaj tha se Zahirin e njoha që nga themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Njëzetekatër vite më parë, Pestova ishte dëshmitare e rezistencës së tij, Edmondit e Hakifit.” shkroi Brahimaj në faqen e tij në Facebook. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Zahirin e njoha që nga themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prishtina e Jabllanica ishin pikëtakimet tona gjatë rrugëtimit për liri.Ideator, organizator e strateg i rrallë.Njëzetekatër vite më parë, Pestova ishte dëshmitare e rezistencës së tij, Edmondit e Hakifit. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza.Lavdi!