Brahim dhe Mariano ftohen për herë të parë nga Zidane, lihen në shtëpi Hazard dhe Carvajal

Hazard, Kroos, Modric, Bale, Asensio, Nacho, Carvajal – janë futbollistët që do të mungojnë sonte kundër Mallorcas.

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen që sonte Real Madridi do ta zhvillojë me Mallorcan në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Me Marco Asension e Nacho Fernandezin, që tashmë dihet se do të mungojnë gjatë – të tjerë lojtarë nuk janë ftuar për takimin që nis nga ora 21:00.

Modric e Bale kanë disa shqetësime të vogla dhe s’janë të gatshëm, Kroos është stërvitur normalisht dhe është gati, por Zizu s’dëshiron të rrezikojë ndërsa për t’i pushuar, pas ndeshjeve me Kombëtare, Zidane i ka lënë në shtëpi Eden Hazardin dhe Dani Carvajalin.

Për herë të parë këtë edicion janë ftuar Mariano dhe Brahim Diaz.

Kështu, Zizu sonte do të vazhdojë me atë që e karakterizon më së shumti, rotacione. Francezi në mungesë të lojtarëve që ka, do të bëjë shumë ndryshime për sfidën me Mallorcan.

loading…