Boshnjakët “vërshojnë” Serbinë, radhë të gjata në kufi pasi Vuçiq i ftoi për t’u vaksinuar

Në ditët e fundit, numri i qytetarëve të Bosnjës që kanë shkuar në Beograd për vaksinim është intensifikuar, kjo pasi autoritetet serbe ftuan të gjithë banorët e Bosnjës  të shkonin dhe të merrnin vaksinën pa pasur nevojë të kenë dokument për lejeqëndrim apo të nënshtetësisë.

Në vendkalimin kufitar të Raçës gjatë ditës së sotme janë krijuar kolona të mëdha.

Mediat atje raportojnë se pritjet në këtë pikë kufitare janë të gjata.

Kolona të tilla janë krijuar edhe në vendkalimet tjera kufitare.

Raportohet se të gjithë ata që shkojnë në Beograd këtë fundjavë do të marrin vaksinën “AstraZeneca”, afat ky që vlen deri të hënën, 29 mars.