Bomberi shqiptar Myrto Uzuni mban në lojë L.Zagrebin për një vend në Champions

Lokomotiva e Zagrebit po bën një sezon mjaft të mirë këtë vit, ndërsa një nga protagonistët është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e fundit dhe plot 11 gola që prej fillimit të sezonit.

Sulmuesi beratas arriti të shënojë dy herë sot në triumfin e Lokomotivës 1-3 në transfertë ndaj Goricës, ndërsa ky ishte goli i 9-të në kampionat për Uzunin, pasi dy të tjerë i ka shënuar në Kupën e Kroacisë.

Aktualisht kampionati kroat kryesohet nga Dinamo e Zagrebit me 65 pikë, e ndjekur nga Rijeka me 47 pikë, Lokomotiva e Zagrebit me 46 pikë dhe Hajduku i Splitit me 45 pikë, skuadra këto që do të luftojnë edhe për një vend në zonën Champions.