Bomba e Metës për Tahirin: Një delinkuent që na mbyti me drogë, s’duhej bërë kurrë Ministër!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë bombë në lidhje me gjykimin që ai mban për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kujtojmë se hodhi disa akuza në drejtim të kreut të shtetit pak ditë më parë në daljen e tij publike.

I ftuar në emisionin Fakt në syri.net, Meta është shprehur se Tahiri është një delinkuent (kriminel) që mbyti me drogë të gjithë Shqipërinë e madje dhe Evropën.

Sipas Kreut të Shtetit, Saimir Tahiri nuk duhej të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm, dhe sipas Metës, një pjesë të fajit e mban dhe ai pasi nuk e bindi kryeministrin Rama që të mos e vinte në krye të kësaj Ministrie të rëndësisshme.

“Nuk mund ti shmangem të gjithë pyetjeve tuaja. Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën.

Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.

Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.

Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”, u shpreh presidenti Ilir Meta.