Biznesmeni i arratisur për vjedhjen e 2 milionë Eurove nga thesari është anëtar i NISMA’s

Një skandal i madh ka plasur sot në Kosovë. Dy milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit në llogarinë e një kompanie private me emrin LDA Group Shpk, në pronësi të Kadri e Valon Shalës. Kadri Shala është anëtarë i partisë Nisma Socialdemokrate

Kjo dokumentohet nga psotimet e degës së NISMA’s në Drenas ku Kadri Shala ka qenë anëtar i kryesisë nga Llapushniku.

Për këtë skandal është arrestuar një punëtor i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda anëtar i PDK-së, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

Anëtari i PDK-së Labinot Gruda ia ka mundësuar anëtarit të NISMA’s që t’i marrë dy milionë eurot nga Theasri i Republikës së Kosovës.

Pronarët e kësaj kompanie Valon Shala edhe Kadri Shala janë në arrati.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati. Bëhet fjalë për Labinot Grudën, ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4, shkruan Reporteri.net.

“LDA Group” është kompania të cilës iu transferuan paratë, pronë e Valon Shalës, sipas të dhënave publike të cilat figurojnë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Valon Shala, bashkë me familjarin e tij Kadri Shala janë në arrati për të njëjtin rast që u arrestua sot Gruda.

Kompania ka bazën në Komunën e Drenasit, konkretisht në fshatin Llapushnik të kësaj komune.

Bazuar në të dhënat e publikuara në ARBK, kompania “LDA Group” është regjistruar si biznes më 21 gusht të vitit 2019.