Dy të dyshuarit që i “avulluan” dy milionë euro nga Thesari i Shtetit, ikin nga Kosova

Mbi 2 milionë euro janë “avulluar” nga Thesari i Shtetit nga punëtorë të kësaj të fundit. Sipas burimeve të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës, personat e dyshuar janë: Labinot Gruda , Kadri Shala dhe Valon Shala ), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Siç mësohet nga burimet, të dyshuarit Kadri dhe Valon Shala kanë ikë jashtë Kosovës.

Ndryshe, operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K. ,e seli në Llapushnik, pronarët e të cilit, K.SH. e V. SH. janë në arrati.

Gjatë ditës për këtë çështje, mbajti konferencë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Ajo tha se pavarësisht këtij skandali, buxheti i shtetit është i sigurt.

‘’Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga Thesari i Shtetit, që është në kuadër të financave, ku bëhet fjalë për 1,2 milion euro. Kemi denoncuar rastit, ku krimet kibernetike janë duke u marrë me të’’, ka thënë Bajrami.